Shpërthen fort një bombolë gazi në Mitrovicë, lëndohen 2 persona

Publikuar më:

Sot pasdite ka ndodhur në shpërthim i fortë i një bombole gazi.

Policia ka konfirmuar për “Jepi zë” se nga ky shpërthim janë lënduar dy persona.

Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Xhemail Haxha”.

“Sot rreth orës 15:40, është raportuar  se  në  rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë,  në  një  shtëpi ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.