Pas ndeshjes në mes Fc Malisheva dhe FC Drenica ndodhi diçka që nuk ishte parë në Kosovë.
Ndeshjen e fituan mysafirët nga Malisheva, të cilët mposhtën drenicakët në Skënderaj, shkruan Jepi zë.
Futbollistët e Fc Drenica edhe pse pësuan humbje, ata morën premi nga klubi që bashke me donatorë dhe sportdashës po i qëndrojne afër skuadrës.
Premitë ishtin në respekt të angazhimit për gjithë këto javë, pasi Fc Drenica po kalonte vështirësi të mëdha nga sezona e kaluar.
Ky veprim i presidentës së klubit, Mihane Kodra-Bekteshi, është komplimentuar nga të gjithë.