Seriali “Çka ka shpija” tani e tutje do të transmetohet në tjetër televizion

Publikuar më:

Aktori e producenti i serialit, Naser Rafuna, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, zbuloi se transmetimi i këtij seriali tani e tutje do të jetë në Klan Kosova

Ai ndau një imazh me drejtorin Adriatik Kelmendi, të cilin e falënderoj për mikëpritjen.

Postimi i plotë:

“Seriali “Çka Ka Shpija” për këto sezona, sipas raportit të punës profesionale të televizionit,ka arritur të ketë shikueshmërinë më të madhe nga tërë emisionet profesionale që janë prodhuar në vend e rajon, që nga fillimi i transmetimit në TV, ku vetëm në youtube ka mbi 800 milion views.

Sidoqoftë, e falemnderoj menagjmentin e RTK në kohën sa kemi bashkepunuar nga muaji dhjetor 2014 – dhjetor 2021 ,posaqërisht z.Mentor Shala dhe Ngadhnjim Kastrati me bashkëpunëtorët e tyre. E qysh me i harru pa i falemnderu nga administrata e RTK,sigurimi e të gjithë ,posaqerisht ekipën realizuese e deri te kameramanet qe kemi bashkëpunu e jemi knaq. Keni me na mungu shummëëë dhe ju dua pa masë. Zoti ju ruajt.

Sidoqoftë rrugëtimi i serialit, nga tani e tutje ka një shtëpi të re: KLAN KOSOVA,me mikërpritje tejet të ngrohtë, nga Drejtori kreativ e profesional z. Adriatik Kelmendi

Shihemi shpejt në KLAN KOSOVA ❤️”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.