“Serbit i vdes vëllau edhe nuk e merr kurrë gruan e vëllaut, kjo është poshtërsi e shqiptarit”

Publikuar më:

Arif Sejdiu tash e 70 vite jeton në Dobratin. Ai në një rrëfim për lajmi.net përveç fshatit ka rrëfyer edhe rreth rrugëtimit të tij.

Sejiu thotë se asnjëherë nuk i ka shkuar mendja kurrë me e braktis dobratinin. Ai tregon qe jeta ka qene me e mirë në të kaluarën.

Ani pse e donte shumë vendlindjen, kushtet ekonomike e kishin detyruar që Arifi të largohej përkohësisht ne vende të ndryshme evropiane e aziatike.

E, për të krijuar familje Arifi kish vendosur të kthehej në vend, ku ndër të tjerash komenton edhe martesat e ditëve të sotme te cilat sipas tij nuk janë fort stabile.

Arifi thotë se tradita shqiptare nuk e lejon martesën mes fisit të njëjtë.

‘’Serbi nuk martohet kurr mes vete, ata edhe pse i kemi armiq ata kurr nuk e kane marrë gruan e vllahut per grua pasi qe ka vdek vellau, në anën e Llapit ka ndodhë që nusja është kthyer për vlla të burrit pasi që i ka vdekur gruaja’’

E, deri sa po rrëfente për të kaluarën, Arifit në mendje i erdhi edhe koha kur ishte më i ri në moshë dhe dëshirën e madhe për të ndenjur në odë bashkë me axhën e tij, ku ndonjëherë nuk është se edhe kjo dëshirë i plotësohej.

Arifi mendon se po të kishte vende punë në Kosovë edhe ata te cilët jetojnë e punojnë në shtete të jashtme do të ktheheshin.

JU REKOMANDOJMË