Serbi tenton t’i korruptoj Policinë e Kosovës në kufi me 30 euro që ta lënë të futet kundërligjshëm në Kosovë, arrestohet nga Policia

Publikuar më:

Në pikën kufitare të Bërnjakut, dje rreth orës 16:15, është regjistruar një rast i tentim-dhënies së ryshfetit ndaj zyrtarëve policorë kufitarë, i cili ka përfunduar me arrestimin e një të dyshuari.

Sipas të dhënave zyrtare policore, i dyshuari, shtetas i Serbisë, dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë shumën prej 30 eurosh me qëllim që të lejohej hyrja e kundërligjshme në territorin e Republikës së Kosovës.

Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë ndaj rastit, duke e ndaluar të dyshuarin në vendngjarje. Bankënotat e ofruara janë sekuestruar si prova materiale në kuadër të procedurës hetimore.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse në përputhje me procedurat ligjore për veprën penale të dhënies së ryshfetit dhe tentimkalimit të kundërligjshëm të kufirit

JU REKOMANDOJMË