Serbi që nuk gjeti nuse në fshatin e tij: Lumturinë ma solli një shqiptare, kemi familje të mrekullueshme

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Familja Gjokoviq nga fshati Dobrace në Serbi thonë se lumturia më e madhe e tyre është familja që kanë krijuar.

Serbi Radomir  Gjokoviq thotë se përjetoi lumturinë më të madhe të mundshme në vitet e tij kur gati pas gati gjysmë shekulli u dëgjua e qara e një foshnjeje dhe kaq i mjaftoi për lot gëzimi në fytyrën e tij. Lumturinë thotë se ia solli një nuse nga Shkodra e cila solli në jetë dy fëmijë.

“Gratë tona nuk donin të vinin në fund të këtij fshati, kështu që unë udhëtova kilometra e kilometra në kërkim të gruas sime. Fati më buzëqeshi, sepse e pashë gruan time vetëm kur ajo u martua me mua, por martesa jonë pati sukses. Fillimi ishte shumë i vështirë, por dëshira për familje dhe fëmijë na bëri bashkë. Në shtëpinë time, djali im Stefani lindi pas pesëdhjetë vjetësh dhe ky është gëzimi më i madh. Edhe pse kushtet e jetesës nuk janë moderne, ne kemi gjithçka që kemi lënë mënjanë fillimisht për fëmijët dhe më pas për ne atë që ka mbetur”, tha Radomir Gjokoviç për RINA.

“Bashkëshortja e tij, Lina, ndonëse e një besimi, kulture dhe kombi tjetër, ka bërë një rrugë të gjatë për të takuar shokun e saj të jetës, të cilin nuk e ka parë kurrë me sy në jetë. Ajo i dha fëmijë, dhe e mban familjen ngrohtë. Ajo pranoi ortodoksinë dhe mësoi gjuhën serbe. Madje, kremton edhe festat serbe”, shkruan ky medium për shqiptaren që u martua në Serbi.

“Ka qenë më e vështira deri sa e mësova gjuhën, çdo gjë ka qenë më e lehtë që atëherë. Kjo është shtëpia ime tani, dhe fëmijët janë më të lumturit. Unë di të përgatis edhe ushqimin serb. Nga turshitë deri në përgatitjen e bukës. Është e rëndësishme që ne t’i çojmë fëmijët në rrugën e duhur.Gjërat materiale nuk janë njësi matëse, por njerëzimi. Kjo nuk mungon në shtëpinë tonë”, thotë Lina.

Të fundit

Adriana Matoshit i rikthehet sërish tumori në tru

9 vite pasi fitoi betejën me tumorin, Adriana Matoshi ka bërë të ditur se ai i është rikthyer prap. Postimi i plotë: Jetes pas sfidave besoj...

Lajme të tjera