Seksologu kosovar: Seksi nuk bëhet veç për riprodhim por edhe për kënaqësi

Zëri qytetar

E frikshme: Në mbrëmje me “blic” të telefonit, Golf 2-shi del në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë-

 Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës. Mirëpo, një vozitës nuk...

Mitrovicasi mundohet të bëjë “drift” tek Liqeni, por gabon dhe e aksidenton veturën luksoze

Një qytetar nga Mitrovica është munduar të bëjë "drit" me veturën e tij tek Liqeni në Mitrovicë. Teksa e kanë...

Një nga “mrekullitë” e arkitekturës ndodhet në Mitrovicë, banesat buzë më buzë në zemër...

Pamja që po shihni duket joreale, por në të vërtetë është në zemër të qytetit të Mitrovicës. Kjo madje, po...

Ankohet mitrovicasi: Në vend të mishit një “fast food” na mbush buken me majonez

Qytetarët e Mitrovicës janë të pakënaqur me ushqimin që po u shërbehet në "fast food". Përveç që po përballen me...

Bedri Hamzës i terrohet sheshi, një javë pasi e rregulloi – prishen dritat dekoruese

Sheshit të Mitrovicës po i shuhen edhe ato pak drita që ishin ndezur për ta ndriquar qytetin në prag...

Seksologu kosovar Hajrullah Fejza, sa ishte i ftuar në Radio Klan FM, ka thënë se marrëdhënia seksuale nuk bëhet veç për të krijuar pasardhës por edhe për kënaqësi.

“Seksi nuk bëhet veç për riprodhim por bëhet edhe për kënaqësi. Për me bo seks për kënaqësi duhet me ditë me eksploru, me ditë me mbajtë ndezë zjarrin e dashnisë dhe zjarrin e të bërit seks”, ka thënë Fejza për Radio Klan FM.

Sipas tij, marrëdhënia seksuale është një aktivitet i rëndë fizik dhe bëhet në përputhje me moshën dhe gjendjen shëndetësore të personit.

“Seksi është aktivitet fizik goxha i randë dhe duhet me përformu karshi moshës, gjendjes shëndetësore që e ka dhe rrethanave tjera për secilin person”, ka shtuar ai.

Fejza po ashtu theksoi se asnjë çift nuk mund të kalojë jetën së bashku nëse nuk janë të aftë seksualisht.

Sipas seksologut, shumica e divorceve ndodhin për shkak të mospërshtatjes në aktivitetin seksual ndërmjet partnerëve.

“Edhe divorcet tash shumica e tyre bëhen pikërisht për shkak të mospërputhjes ose mospërshtatjes në aktivitetin seksual”, ka vazhduar ai.

Fejza tha se njerëzit që jetojnë në vende ku nuk ka zhvillim të teknologjisë, ku nuk ka stres të punës e shkollimit, shprehen më lirshëm në aspektin seksual.

Ai foli edhe për edukimin seksual, për të cilin tha se duhet të futet si lëndë e veçantë nëpër shkolla.

“Ministria e Arsimit po bën përpjekje me e futë edukimin seksual aty-këtu nëpër landë të caktume. Edukimi i mirëfilltë seksual fillon kur landa e edukimit seksual bëhet landë e veçantë, kur profesorët edukohen për me e mbajtë landën e edukimit seksual dhe ku nxënësi notohet për mësimet që i ka marrë mbi edukimin seksual. Vetëm atëherë mund të thuhet se edukimi seksual është i mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë seksologu.

Fejza tha se të rinjtë nuk kanë nevojë të marrin stimulues për seks të tilla si mjaltë, viagra e çokollata. Krejt çka u duhet atyre, sipas seksologut, është një partner i mirë.

“I kisha këshillu të rinjtë se nuk keni nevojë për mjaltë, nuk keni nevojë për çokollata, krejt çka ju duhet është një partner i mirë, një riorganizim i njohurive për seksualitetin, dhe qasja në bashkëpunim me partnerin”, ka shtuar ai.

Të fundit

OBSH jep një lajm të mirë: Kufizimet dhe provat e vaksinimit nuk nevojiten më

Ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit duhet të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht. Sipas rekomandimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). OBSH ka publikuar një...

Ndalon dhimbjen menjëherë por OKI ka efekte anësore serioze

Medikamenti  OKI kundër dhimbjeve është njëri nga më të kërkuarit pothuajse në të gjitha barnatoret e vendit. Ani pse efekti i tij për ndaljen e...

Lajme të tjera