Rrëzohet një shtyllë elektrike në Vushtrri, qytetarët ankohen për mungesë reagimi

Publikuar më:

Një qytetar ka raportuar për një rast shqetësues të ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën “Hamdi Gashi” në Vushtrri, ku një shtyllë elektrike është rrëzuar, duke paraqitur rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe punëtorët e KEDS-it, por përveç ndërprerjes së rrymës, nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret për largimin e rrezikut.

Ai thekson se telat dhe banderat kanë mbetur të shtrira në rrugë dhe madje edhe brenda oborreve të banorëve.

Qytetari shprehet i shqetësuar për mosreagimin e institucioneve përkatëse, duke bërë të ditur se deri rreth orës 19:00 situata vazhdonte të mbetej e njëjtë, pa ndonjë ndërhyrje për sanimin e plotë të problemit.

JU REKOMANDOJMË