Rrëfimi prekës i luftëtarit, forcat serbe ia vranë 23 anëtarë të familjes në masakrën e Abrisë së Madhe

Zëri qytetar

Skandaloze: U renovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Për mbi një vit, rruga magjistrale në hyrje të Prishtinës nga Mitrovica kishte devijim, pas një rrëshqitje të madhe...

Ankohet punëtori i Trepçës: Sot më shërbyen narezak që i kishte dalë afati para...

Minatorët e Trepçës shërbehen në një kuzhinë të brendshme, për të cilën në përgjithësi janë të kënaqur me cilësi. Mirëpo...

E FUNDIT: Më në fund, po mbulohen gropat që ua “shkurtuan ymrin” mitrovicasve

Rruga e Kovaçëve ishte shndërruar në një rrugë tmerri për shoferët, pasi ishin krijuar shumë gropa të mëdha. Mirëpo, sot...

Mitrovicasi shkon për të ngrënë ushqim në kafiterinë e njohur, shokohet nga insekti që...

Një qytetar ka shkur të ushqehet në një nga lokalet ku përgatitet ushqim i shpejtë në rrugën "Mbretëresha Teutë". Ai...

Humb një qytetar, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Ardit Kadri Gashi nga Klina, që nga mëngjesi i ditës së djeshme ka dalur nga shtëpia, dhe nuk është...

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 po transmetohet cikli i rrëfimeve të të mbijetuarve të luftës e luftëtarëve.

Sonte është i ftuar luftëtari i lirisë Imer Deliu i cili është dëshmitar i masakrës së Abrisë së Madhe ku u vranë dhe u masakruan 23 anëtarë të familjes së tij dhe 9 anëtarë të familjes Mulliqi.

Ai tregoi se i kanë ruajtur kufomat në mënyrë që ato të dokumentoheshin.

“Ne i kemi ruajtë kufomat derisa ato janë regjistruar nga gazetarët”, tha ai.

Tutje ai tregoi edhe për në ngjarje tjetër që ka ndodhur po të njëjtën ditë, ku thotë se në fshatin Kullbovc janë masakruar 13 djemë më armë të ftohta.

“Në fshatin Kullbovc janë mbyt 13 djemë me armë të ftohta, në mënyrën më mizore të mundshme. Për shkak që ka ndodh në të njëjtën ditë me ngjarjen e Abrisë, pothuajse asnjë media nuk është interesuar. Ngjarjet në Kosovë janë aq të mëdha”, tha ai.

 

Të fundit

Mjekja serbe vritet brutalisht nga i biri, u godit në trup e në kokë

Në faqen zyrtare të Shtëpisë Shëndetësore Bijeljina është publikuar një mesazh tronditës me rastin e vdekjes së një kolegeje. “E dashura jonë doktoreshë Dobrinka do...

Lajme të tjera