Rrëfimi i doktorit për Rrustem Musën: E telefonova në 12 të natës, ma shpëtoi babën 

Publikuar më:

Doktori nga Mitrovica, Gazmend Arifi, ka rrëfyer një rast të cilin e kishte pasur me prindin e tij, dhe sfidat nëpër të cilat kishte kaluar një mbrëmje të vitit 2019, shkruan “Jepi zë”.

Stomatologu ka treguar për gatishmërinë dhe ndihmën e madhe që i kishte dhënë dokotori Rrustem Musa, në atë të dhjetorit, kur shpresa e tij kishte humbur se do të mund të bëjë diçka për prindin e tij.

Siç thotë Arifi, vetëm falë doktorit Musa prindi i tij është gjallë, dhe për këtë ai e quan hero.

Statusi i plotë i Arifit:

Kjo foto që po e shihni është shkrepur me datë 28.12.2019 në repartin e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Foto kur plaku jem gradualisht e merte veten prej një intervenimit të randë kirurgjik.
Një intervenim që gjasa për të vazhduar jetën tutje ishin shumë të vogla.

Unë në fakt besoj që për gjithcka në këtë botë qofshin ato pozitive a negative për njerzimin në këtë botë, përcaktuws është Allahu dhe për secilën situatë ai e çon sebepin.

Në këtë rast sebepi për plakun tem që edhe sot e kësaj dite është gjallë, ishte një Doktor nga Mitrovica, një Specialistë i Kirurgjisë, që në atë kohë mbante pozitë e zv/Ministrit të Shëndetësisë.

E vërtetë është që shumë njerëz, pasi që të ulen në kolltuqet e mira e të rahatohen në pozita, i harojn tjerë, njerëzit e thjeshtë, po në rastin e plakut tem ishte dicka e kundërta!

Ishte data 24.12.2019 ora 00:00 e mesnatës në Spitalin e Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ ku plaki jem ishte i shtrirë përkohësisht, e unë i humbur prej gjendjes që atij iu përkeqësojke për cdo minutë, kur të gjithë ishin në gjumë, e telefonova
Dr.spec. Rrustem Musa që ishte shpresa e vetme për ndihmë.

Mirësia e tij, profesionalizmi e kujdesi ndaj pacientit, ishin ato që plakun tem sot e kësaj dite e mbajtën të gjallë në jetë.

Doktori në fjalë tash më është veç kandidat për Deputet të Parlamentit të Kosovës.
Eh cfarë të them më shumë unë për ty Doki jem, që je Heroi i Babit tim.

Eh tash unë edhe plaku jem, jemi Gati. #MeDOKIN?

 

JU REKOMANDOJMË