Sot rreth orës 10:30 ka ndodhur një përleshje fizike, ku u lëndua një person.
Siç mëson Gazeta “Jepi zë”, një person ka rrahur një tjetër e madje edhe i ka nxjerrë armën.
Pasi goditi dhe i nxori armën, personi i dyshuar u zhduk nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke thënë se po intervistohet viktima ndërkaq i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati.







