Rojës që u vra tek Top Channel i ra diçka nga xhepi, kjo është fotoja që po komentohet me të madhe

Publikuar më:

Kjo është fotoja e një monedhe 5 lekëshe që është gjetur nga grupi i ekspertëve që po kryejnë hetimet e ngjarjes së rëndë ku televizioni publik Top Channel ishte shënjestra e një sulmi të armatosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Gazetari Elton Qyno sqaron për “Ora News” se monedha në fjalë është gjendur në vendngjarje afër vendit ku u gjend roja i sigurisë Pal Kola.

Ai ka siguruar fotografinë e kësaj monedhe që u gjet në tokë dhe që  i kishte rënë nga xhepi i 60-vjeçarit.

Të shtënat me kallashnikov i morën jetën rojës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës rreth orës 1:30.

Pak minuta më vonë një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ do të pikasej në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda saj janë gjetur 2 kallashnikovë. Ndërsa në vendngjarje mësohet s ejanë gjetur mbi 25 gëzhoja plumbash automatiku.

JU REKOMANDOJMË