Revoltohen kosovarët në kufi me Serbinë, s’e përjashtojnë nisjen në këmbë për Kosovë

Publikuar më:

Qytetarë të shumtë kosovarë kanë mbetur të bllokuar tashmë e mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi.

Kjo si pasojë e autoriteteve serbe që nuk po lejojnë të kalojnë autobusët kosovarë, ndër ta edhe disa persona janë duke u marrë në pyetje.

Siç thonë qytetarët në vendin e pritjes, policët serbë u thonë se vendimi vjen nga Beogradi.

Por, ata tashmë janë revoltuar dhe kanë shprehur gatishmërinë që të protestojnë.

Ndërsa, tashmë në kufirin Kroaci-Serbi ka mbërritur edhe autoambulanca, pasi disa prej kosovarëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të pritjeve të mëdha.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.