Një burrë është sulmuar fizikisht nga dy gra në Mitrovicë

Publikuar më:

 

Një burrë nga Kosova është sulmuar fizikisht nga dy gra dje në rrugën Oslobogjenja në pjesën veriore të Mitrovicës, njoftoi sot Policia e Kosovës.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 11:00.

Policia nuk mund ta përcaktojë saktë vendin ku ka ndodhur sulmi, por ka informacione se para se ta sulmojnë dy femrat, ky burrë ka qenë në Prokurorinë që ndodhet në këtë rrugë, pra në lagjen e Mëhalla e Boshnjakëve.

Ai ka qenë aty si i pandehur dhe nuk saktësohet për cilin vepër.

Rasti i ngjarjes së djeshme është cilësuar si “sulm”, dhe dy femra janë liruar pas marrjes në pyetje.

JU REKOMANDOJMË