Qytetarët po blejnë modelet e vjetra të telefonave “Nokia”, pasi nuk përgjohen

Publikuar më:

Izraelitët po blejnë telefona të modelit të vjetër “Nokia”, kjo pasi kanë frikë se mos përgjohen.

Kompania izraelite e specializuar në prodhimin e telefonave celularë Nokia ka deklaruar se ka pasur një rritje prej 200 për qind në shitjet e telefonave të modelit të vjetër gjatë javës së fundit, pasi izraelitët nuk duan t’i përgjohen celularët me softuer të sofistikuar.

Telefonat celularë të thjeshtë ose ata që nuk bëjnë pjesë në atë që quhet telefona inteligjentë, kanë qasje të kufizuar në internet dhe aplikacionet si WhatsApp, Telegram, fakt që i bën më të sigurt nga përgjimet.

Telefonat celularë të zyrtarëve të lartë, aktivistëve, gazetarëve, si dhe anëtarëve të familjes dhe këshilltarëve të ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ishin monitoruar gjithashtu nga policia.

Si rrjedhojë brenda një jave u shitën 4000 modele të vjetra të Nokias.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.