QIKA: Punët e shtëpisë të mos kryhen vetëm nga gratë

Publikuar më:

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, ka organizuar një aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Aksioni është zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.


“Nga kriza që solli pandemia Covid-19 gratë pësuan dukshëm më shumë në të gjitha rrafshet. Të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si edhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë, të cilët padrejtësisht shihen si “punë të grave”, thuhet në njoftimin e QIKA-së.

Aksioni protestues kishte për qëllim të vinte në pah kohën, përkushtimin dhe mundin që shpenzojnë gratë në mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj të tjerëve, si edhe të kundërshtojë këtë formë të padrejtë të ndarjes së punëve brenda shtëpisë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.