Qeveria Kurti i kishte dhënë tender kompanisë së që figuron në emër të Radule Steviç, i cili sot u radhit nga SHBA si pjesë e listës së grupit të organizuar kriminal në veri

Publikuar më:

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka njoftuar kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Tutje në komunikatë përmendet edhe emri i Radule Steviq i cili njihet si “bosi i veriut”.

Steviq përmendet në komunikatë si pjesë e listës së grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit.

Sot, në komunikatën e Departamentit Amerikan të Thesarit thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

“Jepi zë” kishte raportuar para rreth katër muajsh se një ministër i Qeverisë Kurti i kishte dhënë tender kompanisë së lidhur me të kërkuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu kishte dhënë një tender prej gati 600 mijë euro grupit të operatorëve ekonomik B CORP SH.P.K. ; Europa Partners SH.P.K. ; RAD D.O.O.

Kompania Rad në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit figuron si pronë e Radule Steviç, por realisht ajo është pronë e Milan Radojiçiq.

Kjo kompani kishte marrë tender për Mirëmbajtjen Verore dhe Dimërore 2021-2022 të Rrugëve Nacionale dhe Rajonale nga Ministria e Infrastrukturës.

Milan Radojiçiq është i afërt i Zvonko Veselinoviç, të njohur si ‘babai i urës së Ibrit’.

Për Veselinoviçin është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

Me ikjen dhe angazhimin e tij në Beograd, Zvonko i la pushtetin në veri Milan Radojiçiqit, që nga disa serbë po quhet si ‘Zoti i veriut’, krejt kjo pasi në tri komunat me shumicë serbe në veri nuk mund të merret asnjë vendim pa e mbështetur Radojiçiq.

Për Radojiçiqin u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai si nënkryetar i Listës Serbe. Milan Radojiçiq dhe disa të afërm të tij, janë parë në fushatën e LS në Leposaviq, e për të cilin takim.

Raportimet për djegien e shumë veturave në veri, përfshi këtu edhe veturën e tashmë të ndjerit Oliver Ivanoviq, dyshohet se e bënte vetëm një grup. Ishte ai i Milanit, i cili me këto akte synonte të frikësonte çdokënd që nuk i përshtatej atij.

Ndryshe, pjesë e listës së grupit të organizuar kriminal, bazuar në komunikatë, janë edhe Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq e Sinisa Nedeljkoviq.

JU REKOMANDOJMË