Punëtori i MobilShopit e gjuan me telefon klientin, veç pse u ankua që u vonuan për t’ia rregulluar telefonin

Publikuar më:

Telefoni i ri që e bleu në një MobilShop në Prishtinë, nuk e bëri rehat një qytetar, i cili me celularin e ri u kthye të nesërmen aty. Mirëpo, ndonëse problemi ishte te telefoni, një ankesë e tij nuk u prit mirë nga stafi i MobilShop, madje, ai pretendon se njëri prej punëtorëve e sulmoi.

Një qytetar kishte shkuar për të blerë një telefon të ri në një Mobil Shop në Prishtinë të shtunën rreth orës 16:00. Ani pse zgjedhjen dhe blerjen e kishte bërë brenda ditës, ai u detyrua që të kthehet përsëri të nesërmen në atë MobilShop, pasi që telefoni i ri nuk i punonte si duhet.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se punëtori i MobilShopit ia kishte marrë telefonin dhe i kishte thënë që të kthehet në lokal pas një orë, derisa ta bën instalimin e disa aplikacioneve.

Çfarë ndodhi pas një orë dhe si përfunduan palët në stacion policor?

Një orë më vonë, qytetari kthehet në MobilShop, mirëpo telefoni nuk i qe rregulluar ende. Këtu fillon konflikti.

Qytetari kishte filluar që të shprehte pakënaqësitë e tij për zvarritjen e punës, kur pretendon se punëtori i nervozuar e ka gjuajtur me telefon, duke e goditur në pjesën e gjoksit.

Klienti i cili e ka lajmëruar rastin në Polici, u ka thënë hetuesve policorë se është ndjerë i frikësuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se palët janë intervistuar dhe Prokurori ka urdhëruar që ndaj punëtorit të MobilShopit të iniciohet rasti “Sulm”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.