Pse nuk përmendet bora askund në Kuran?

Publikuar më:

Në librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani nuk e përmend dëborën, pasi ai u drejtohet arabëve të cilët nuk e njihnin borën.


Vetëm ata që merreshin me tregti dhe udhëtonin drejt vendeve ku binte borë, e dinin si është bora. Vendet me të cilat arabët bënin tregti, ishin kryesisht ato të Shamit (Lantonit), ku hyn dhe Libani. Kishte arabë si Gasasinët, të cilët e njihnin borën, por shumica e arabëve të tjerë nuk ia kishin idenë.

Në jetëshkrimin e Profetit Muhamed përmendet një histori e cila ka të bëjë me borën. Kur ishte i vogël dhe jetonte në fisin Benu Sad, një ditë ndodhej në shkretëtirë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Vijnë dy burra me rroba të bardha, të cilët mbanin në dorë një tas. Ata e morën Profetin Muhamed dhe ia lanë zemrën. Vetë Profeti tregon: ”Ata ma lanë zemrën me borë.”

”Kur ma nxorën zemrën, hoqën prej saj diçka të zezë.”, thoshte Muhamedi në rrëfimin e tij. Rreth faktit që ëngjëjt ia lanë zemrën me borë, një doktor thotë: ”Dihet që vendosja e zemrës në dëborë, e mbron atë dhe nuk lejon vdekjen e qelizave”, transmeton Lajmi.net.

Duke e ulur temperaturën e zemrës në 18 gradë, ne reduktojmë harxhimin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Më parë, kur kryenin ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e ulnin temperaturën e trupit të pacientit në 20 gradë. Këtë e bënin për të mbrojtur trupin nga problemet që mund të lindnin si pasojë e mungesës së oksigjenit. Kështu mbrohet jo vetëm zemra, por edhe truri, veshkat dhe shumë organe të tjera. Më parë, operacionet e zemrës zgjasnin më shumë se dymbëdhjetë orë.

Kur një pacienti i kryejmë transplant zemre, zemrën që do i vendosim, e fusim në një enë e cila përmban lëndë ushqyese për zemrën dhe në një temperaturë konstante 18 gradë. Kjo bëhet për të ulur konsumin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Dëbora e ruan trupin e njeriut, pasi redukton aktivitetin e qelizave.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.