Prokuroria Speciale: Gashi dyshohet për nxitje të përçarjes e mosdurimit, dëmtoi e ndryshoi të vërtetën e luftës – të intervistohet

Publikuar më:

Prokuroria Speciale e ka urdhëruar Policinë e Kosovës që “urgjentisht” të mbledh informata dhe provave relevante lidhur me Shkëlzen Gashin, autorin e një ekspozite me pasaktësi për masakrat gjatë luftës në Kosovë.

Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlzen Gashit tha se një njësit policor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda po kryen bastisje në banesën e Gashit, me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe publikoi në Facebook urdhrin e Prokurorisë.

“Sipas provave materiale dhe raportimeve të publikuara në media nga ana e të dëmtuarve në masakrën e Dubravës, dhe masakrat tjera të ndodhura në Kosovë, e po ashtu edhe nga raportimet e qytetarëve, të cilët kanë qenë të dëmtuar dhe viktima të këtyre masakrave, Prokuroria Speciale ka hapur rast penal ndaj të dyshuarit Shkëlzen Gashi, i cili me veprimet e tij publike dyshohet se ka shkaktuar përçarje dhe mos durim me qytetarëve tanë duke dëmtuar dhe ndryshuar të vërtetën e luftës çlirimtare në Kosovë, e që konsiderohet se me këto veprime i dyshuari ka përmbushur elementet e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 të KPK-së. Andaj, Prokurori i shtetit me qëllim të sqarimit të plotë të gjendjes faktike dhe sigurimit të provave tjera në këtë rast penal, AUTORIZON Zyrtarët policor, nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që të ndërmarrin MENJËHERË të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen informative dhe provave relevante duke e sqaruar se cila ka qenë arsyeja e veprimeve të dyshuarit, si dhe të sigurojnë edhe prova tjera në bazë të cilave pastaj do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme”, thuhet në urdhrin e Prokurorisë Speciale.

JU REKOMANDOJMË