Mitrovica bëhet me “Murin e mirësisë”: Kush ka mund të dhurojë jakne, kush nuk ka mund ta marrë një

Publikuar më:

Qyteti i Mitrovicës është bërë me “Murin e mirësisë”, e cila ide nisi në një qytet tjetër të Kosovës fillimisht.

Aty mund të lihen rroba nga ata që kanë, dhe mund të merren nga personat që jetojnë në kushte të vështira, shkruan “Jepi zë”.

Aksionin për ndërtimin e këtij muri, e mori anëtarja e PDK-së në Mitrovicë, Hanife Osmani, e cila ka falenderuar kontribuesit.

“Përfundoj edhe kjo. Mitrovica tashmë e ka “Murin e mirësisë”. Falemnderit atyre që ndihmuan në realizimin e saj. Mitrovicasit përherë kanë shpalosur solidaritetin e tyre, një vend më shumë për të vazhdu… Mitrovicë, moj loçkë e madhe! 💚🖤”, ka shkruar ajo.

JU REKOMANDOJMË