Profesori Krasniqi: Mitrovica është fytyra më e dhimbshme e Kosovës, nuk ka as autobus urban

Publikuar më:

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, i ka dedikuar disa fjalë qytetit të Mitrovicës, vend ku i jetojnë disa familjarë.

Ai ka thënë se ky qytet është fytyra më e dhimbshme e Kosovës, pas aty akoma dëgjohen tamtamet e luftës, e madje akoma patrullon EULEX-i në veri e barrikadat nuk po hiqen.

Sipas tij, Mitrovica po vuan, pasi është qyteti me varfëri ekstreme, e madje thekson se nuk ka as autobus urbam.

Kështu, ai ka thënë se janë të pafytyrë ata që krenohen se gjoja kanë punuar mirë në këtë qytet.

Statusi i tij i plotë:

Mitrovica është fytyra më e dhimbshme e Kosovës së sotme. Atje ende janë barrikadat në urë. Atje ka ende polici të EULEX-it, që patrullon/kontrollon në pjesën jugore. Atje ende ndihen tamtamet e luftës. Atje ka varfëri ekstreme më shumë se çdokund në Kosovë. Atje nuk ka as autobus urban, prandaj edhe hallexhinjtë udhëtojnë me taksi. Mitrovica është qytet i shpërbërë. Qytet që vuan. Prandaj, ata që krenohen se gjoja punojnë mirë atje, ose që puna qenka mirë në Mitrovicë, thjesht janë të pafytyrë. Ata mund të jetojnë në Mitrovicë, por nuk bashkëndjejnë me vuajtjet e Mitrovicës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.