Profesori i UMIB akuzon kolegët: Në Universitet do të keqpërdoren 100 mijë euro

Publikuar më:

Profesori i Universitetit të Mitrovicës, Fitim Zeqiri, ka zgjedhur që publikisht të akuzojë kolegët se po përgatisin keqpërdorimin e rreth 100 mijë eurove.


Ai ka thënë se kjo do të bëhet nën mbikëqyrjen e rektorit të UMIB, Alush Musajt, si dhe kryetarit të Këshillit të Etikës, Islam Qerimit, shkruan Jepize.com.

Profesori Zeqiri e ka ftuar prokurorin e shtetit që të hetojë, duke thënë se është i gatshëm të jap dëshmi çdo ditë.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se Zeqiri, ani pse është profesor, në reagimin e tij ka disa gabime drejtshkrimore.

Publikimi i plotë:

Në vitin akademik 2019/20, në Universitetin e Mitrovicës do të keqpërdoren përafërsisht rreth 100.000 euro.

E gjithë kjo ndodhë nën mbikëqyrjen e rektorit z.Alush Musaj. Si dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Këshillit të Etikes, Islam Qerimi.

Ftoj prokurorin e shtetit publikisht se unë përsonalisht çdo ditë punë, nga ora 8-16, do të ofroj dëshmi në ndaljen e abuzimit me paranë e buxhetit të Kosovës.

Të gjitha bëhen në kundërshtim me ligjet dhe aktet në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.