Shumë qytetarë dëgjohen duke thënë se puna në institucionet publike më shumë është për mbijetesë, dhe jo për ndonjē përparim.
Por prapë se prapë, kosovarët e duan më shumë punën nëpër institucionet publike, shkruan Jepi zë.
Viteve të fundit ka ndryshuar gjithçka, dhe tani kompanitë private kanë krijuar kushte më të mira se ato publike. Përveç pagës më të lartë, ato tani kanë filluar të japin edhe benefite shtesë.
Një kompani e cila merret me përpunimin e drurit, në një konkurs të publikuar ka ofruar pagën filestare që fillon nga 400€ dhe vazhdon deri në 2000€.
Poashtu firma për punëtorët e vet ofron edhe një pushim në deti, pagën e 13-të, dhe mundësi kredie pa kamatë, shkruan Jepi zë.
Ndryshe me këtë trend të ndryshimit, puna private po shkon duke u bërë ma joshëse sesa ajo publike.