Prindi ankohet në polici se vajzës së tij po ia keqpërdorin fotot dhe incizimet në rrjetet sociale

Publikuar më:

Një person në Lipjan ka raportuar policinë se vajzës së tij të mitur ia kanë shpërndarë foto dhe incizime.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Lipjan 01.03.2024-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajzës se tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotot dhe incizimet e saj duke ia shpërnda në rrjete sociale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, theksohet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

JU REKOMANDOJMË