Policja mitrovicase flet për “Jepi zë”, tregon si erdhi tek takimi me fëmijët dhe përse i lidhi këpucën

Publikuar më:

Policja mitrovicase, Shpresa Shala, ka marrë simpatinë e shumë qytetarëve me një gjest.


Teksa kontrollonte sheshin e qytetit, ajo pa një fëmijë që kërkonte ndihmë.

Nevoja e tij ishte interesante, pasi i ishte zgjidhur këpuca. Policja Shala, ani pse ka punë mjaft të rënda që i duhet të kryejë, nuk hezitoi t’ia lidh këpucën fëmijës.

E policja në fjalë, ka treguar për “Jepi zë” se cfarë bisedoi me fëmijët dhe pse iu afrua për t’ia lidhur këpucën.

Sipas saj, ajo ishte shqetësuar kur ka parë fmëijët pa prindër, dhe kjo ka qenë arsyeja pse është afruar tek ata.

Lexoni të plotë se cfarë tha policja Shala për rastin:

Ne kemi qenë duke ju tërhequr vërejtjën qytetarëve për vendosje të maskave mbrojtëse dhe rastësisht i kam pa këta femijet tu lujt, po nuk kam vrejt që i kanë prindërit afër.

Jam afru për me i pyet se ku i kanë prindërit dhe me pas kam vërejt që lidhset e këpucave i ka të zgjidhura. E kam pyet pse i ke këpucet e zgjidhura më tha se nuk di me i lidh. I kam thënë “a don t’i lidhi une?”, dhe ai më tha po.

Edhe jam afru ja kam lidh, pastaj më kanë bo shumë pyetje për pajisje hahhaha. Si psh “Kush ta ka jap armën?” Me femije cdoherë kënaqet njeriu

Kam qëndruar disa minuta me ta, derisa i kemi pa prindërit e tyre që po afrohen.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.