Policia parandalon një rast të kontrabandimit në Mitrovicë të Veriut, malli kapte vlerën mbi 6 mijë euro

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Mitrovicën e Veriut.

Në njoftim thuhet se janë ndaluar dy vetura:

“1. Automjeti VË ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro. 2. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) ne vlere rreth 5600 euro.”Policia ka thënë se malli është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor.

“Pasi qe vozitesit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit të ngarkuar, I njejti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit.”

JU REKOMANDOJMË