Policia me aksion, arreston Shpëtim Tahirin për vjedhje të rëndë në veri

Publikuar më:

Policia e Kosovës e ka arrestuar në një aksion të sotëm kosovarin Shpëtim Tahiri, i cili ishte i kërkuar për një vjedhje të rëndë.

Ai u arrestua sot në Mitrovicë të Jugut, për një vjedhje që dyshohet se ka ndodhur me datë 25 janar, shkruan “Jepi zë”.

Siç mësohet, dyshohet se vjedhja u bë në deponë e një serbi, ku u vodhën mallra në vlerë 6000-6500 euro.

Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani

Me datën 25.01.2024 rreth orës 11:10 ankuesi raporton për një vjedhje ne një depo të tij në Mitrovice Veri. NJesitet përkatëse policore kane shkuar ne atë lokacion dhe kane bere v end shiqimin. Sipas ankuesit është hapur me force dera e pasme e Depos dhe janë vjedh gjëra në vlerë 6000 deri 6500 Euro.
Pas intervistimit te ankuesit është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, dhe rasti iniciohet si Vjedhje e rendë”, thotë Elshani.

Tutje, ai thotë se pas një hetimi më shumë se njëmujor, u arrit kapja e të kërkuarit.

“Pas hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Hetimeve Rqjonale Mitrovicë veri, është identifikuar Sh. T. (1998) njëri prej të dyshuarve lidhur me rastin në fjalë. I njëjti është arrestuar sot me datën 05.03.2024 në Mitrovicë Jug. Është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, prokurori i shtetit ia ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve”, ka shtuar ai.

Policia ka identifikuar edhe disa persona që dyshohet se janë të përfshirë në këtë vjedhje.

JU REKOMANDOJMË