Policia konfiskon një armë zjarri në Vushtrri

Publikuar më:

Policia ka konfiskuar një armë zjarri në Vushtrri.

Në njoftimin e bërë thuhet se më  datën 15 prill 2025 rreth orës 23:00, njësia policore në Vushtrri pas pranimit të informatës për te shtëna kanë arritur te identifikojnë dhe ndalojnë të dyshuarin ku gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit pistoletë me te cilën dyshohet se i dyshuari ka shtënë ne ajër.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndaj të tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.