Policia e Kosovës në Mitrovicë ju vëzhgon edhe nga droni

Publikuar më:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë më saktë parandalimit të aksidenteve në vazhdimësi po merr masa të shtuara në ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor.

Nga data 2 maj 2024, ka filluar së zbatuari një plan operativ të koduar “Befasia” ku në kuadër të këtij plani është formuar një Task-Forcës, me njësi të veçanta që do të monitorojnë dhe kontrollojnë trafikun rrugor.

Njësitet e Task Forcës, përveç patrullimit në lëvizje, pikave të kontrollit me radar, kontrollit me alkool test, në mënyrë të modifikuar po operojnë edhe me vetura zyrtare me targa civile, ndërsa rrjedhën e trafikut po monitorojnë edhe me dron dhe video incizime, duke mbuluar rrugët nacionale, rajonale dhe ato lokale.

Përveç angazhimeve të përgjithshme në trafikun rrugor, njësitet e Task Forcës, gjatë kësaj jave në fokus të kontrollit kanë pasur edhe monitorimin e udhëkryqeve respektivisht identifikimin e kundërvajtësve që nuk respektojnë semaforin.

Në saje të angazhimeve të Task-Forcës gjatë periudhës një javore janë identifikuar dhe ndëshkuar 386 kundërvajtës:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar: 28

Mos respektim i semaforit: 23

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 09

Tejkalim në vijë të plotë: 61

Mos vënie e rripit të sigurisë: 19

Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit: 124

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor: 122

Policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që t’ u përmbahen dhe t’ zbatojnë rregullat e sigurisë në trafik.

JU REKOMANDOJMË