Policia e Kosovës ndalon automjet me mallra të kontrabanduara

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me mallra të kontrabanduara gjatë një aksioni të përbashkët me Doganën e Kosovës, të zhvilluar më 6 prill 2026 rreth orës 19:15, në zonën malore mes fshatrave Banjskë dhe Sharani-Kamen.

Sipas njoftimit, njësitë policore kanë vërejtur një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe. Pas vënies në ndjekje, zyrtarët kanë arritur te vetura e dyshimtë, por personat që ndodheshin në të e kishin braktisur automjetin dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 32 thasë me pantallona, përkatësisht 1,217 palë xhinse, si dhe një thes me 303 rripa pantallonash. Po ashtu, brenda veturës janë gjetur edhe një palë targa të shtetit të Serbisë, një kanistër plastik me naftë dhe një radiolidhje.

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë konfiskuar mallin e kontrabanduar, ndërsa me udhëzim të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet nga Dogana e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË