Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë realizuar sot një aksion të suksesshëm në fshatin Jabllanicë e Vogël, ku është zbuluar dhe shkatërruar një laborator për prodhimin e narkotikëve.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 91 bimë narkotike Kanabis sativa, pajisje të sofistikuara dhe një armë zjarri.

Një person është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.
Bimët narkotike janë asgjësuar, ndërsa provat e tjera do të shërbejnë në procedurën penale.







