Policia blindon Prishtinën, ka paralajmërim për djegien e flamurit maqedonas

Publikuar më:

Mbi 100 policë janë parë rrugëve të kryeqytetit gjatë mbrëmjes së sontme, shkruan “Jepi zë”.

Madje, përveç policëve që patrullonin në këmbë, rreth 6-7 vetura të Policisë janë parë të Stacionuara buzë rrugës “Agim Ramadani”.

“Jepi zë” mëson se rritja e sigurisë lidhet me vizitën e presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, i cili do të vizitojë nesër Kosovën.

Saktësisht, Policia ka marrë informacione se ka dyshime që dikush ka plan për t’i djegur flamujt e Maqedonisë që janë vendosur në këtë rrugë.

Në një urdhër që u është dhënë zyrtarëve policorë nga eprorët, është kërkuar një plan për të mos lejuar djegia e flamurit maqedonas.

Për këtë, veturat e Policisë janë stacionuar në shumë lokacione përgjatë një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Ndryshe, rruga “Agim Ramadani” është mbushur me flamuj të Kosovës dhe Maqedonisë që nga mëngjesi i sotëm.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.