Policia arreston xhudistin Akil Gjakova në kufi, dyshohet se dhunoi gruan

Publikuar më:

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë. Të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Rugova për Albanian Post

Policia e Kosovës kishte shpallur të martën në kërkim xhudistin Akil Gjakova si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje.

Ditë më parë, përmes një letre publike, xhudisti Gjakova, kishte mohuar pretendimet për dhunë në familje edhe pse ky u fundit është denoncuar nga gruaja e tij për veprën e lartcekur, derisa Prokuroria Themelore e Pejës kishte kërkuar nga Policia që ta arrestojë xhudistin pejan.

“Dua të theksoj se nuk kam kryer asnjë krim, veçanërisht kundër bashkëshortes sime. Megjithatë, pasi jam aktualisht jashtë Kosovës dhe nuk mund të kthehem, i siguroj të gjithëve se nuk do të. Nuk jam person i dhunshëm, dhe nuk kam shkaktuar dëme. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjet e paraqitura në fotot e qarkulluara në media, dhe kjo shpejt do të provohet”, ka shkruar ai në një letër publike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.