Pishina publike më e shtrenjtë se pishinat private

Publikuar më:

Qytetarët e Mitrovicës po ankohen se hyrja në pishinën publike “Omni Sport”, që u hap së fundmi, është shumë e shtrenjtë.

Të gjithë qytetarët me padurim e kishin pritur hapjen e kësaj pishine, mirëpo nga numri i vizitorëve nuk po është aq i madh.

Shumica nga ta që kanë adresuar ankesa në “ Jepi zë”, kanë thënë se kanë shkuar sa për ta provuar, duke shtuar se çmimi do të jetë arsyeja pse nuk do të shkojnë më.

Ju kujtojmë se pagesa për hyrje për personat e rritur është 4€, ndërsa për fëmijë 2 euro, ndërsa koha maksimale e qëndrimit është 3 orë.

Duke e ditur se kjo pishinë është publike dhe menaxhohet nga Komuna, dhe natyrisht kushtet e mitrovicasve, e bëjnë të shtrenjtë këtë pishinë.

Vitin e ardhshëm planifikohet të hapet edhe një pishinë tjetër private e mbyllur, që natyrisht do ta dëmtojë klientelën e pishinë Omni Sport.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.