Pesë punëtorë shqiptarë largohen nga puna në Sallën e Sporteve në veri të Mitrovicës

Publikuar më:

Pesë punëtorë shqiptarë që punonin në sallën e sporteve në veri të Mitrovicës janë larguar nga puna, pasi – sipas tyre – janë njoftuar nga komuna se kontratat e tyre nuk do të vazhdohen më.

Sipas burimeve, punëtorët janë informuar se “janë të lirë” dhe se nuk ka më vende pune për ta.

Pretendohet se vendimi është marrë nga drejtoria e sportit në veri, duke lënë pa punë pesë familje shqiptare.

Punëtorët e larguar, me inicialet I.S., E.A., S.R. dhe F.B., kanë qenë të angazhuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut. Një dëshmitar ka bërë të ditur se në vend të tyre pritet të sistemohen punëtorë serbë.

Ndryshe, pas rikthimit të kryetarit serb, ka shtim të presionit dhe largimit të punëtorëve shqiptarë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

JU REKOMANDOJMË