Përpos në Graçanicë, banerat në mbrojtje të krerëve të UÇK u dëmtuan edhe në Babimost.

Publikuar më:

Dëmtimi i banerave “Liria ka emër” në fshatin Kishnicë të Graçanicës shkaktoi reagime të shumta për arsye se ngjarja ndodhi në një komunë veriore dhe se ndodhi paralelisht me gjykimin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.


Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur. Para pak javësh “Jepi zë” ka raportuar për djegien e një baneri të njëjtë në fshatin Babimost.

Orkestruesit e kampanjës “Liria ka emër”, që kryesisht janë figura të Partisë Demokratike, aktin e tillë e patën quajtur si të papranueshëm e që nxit urrejtje.

Sidoqoftë, i njëjti rast si në Babimost edhe në Kishnicë, ka shkaktuar reagime më të shumta në këtë të fundit për shkak të përbërjes demografike të fshatit dhe bindjes se motivi i aktit ka qenë ksenofobik.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.