Tashmë influenceri i njohur nga diaspora, Mentor Llugaliu, s’po mund të përmbahet nga zhgënjimi i madh me Albin Kurtin, të cilin e mbështeti aq gjatë. Më së shumti e irritoi pretendimi i Kurtit për luftën ndaj korrupsionit.
Kurti doli me një video-adresim para ca ditësh ku foli se si ai dhe qeveria e tij e kanë luftuar korrupsionin gjatë këtyre pesë viteve. Por, këto dokrra nuk i bleu Llugaliu.
”Gjatë qeverisjes së Albinit mbi 90% e tenderave publik janë fitu nga po ato kompani që i kanë fitu krejt tenderat në kohën e Hashimit”, shkroi Llugaliu, i cili vjen nga një rrymë që ish-presidentin Thaçi e kanë referencë për çdo të keqe në Kosovë.
”Gjatë qeverisjes së Albinit nuk u kapë asnjë hajn i vetëm! Prandaj shtrohet pyetja ma e thjeshtë në botë, cilin sistem e paska ÇMONTU, Lum Albini?”, pyeti Llugaliu i irrituar.
Si duket sajesat e Kurtit dhe për kinse luftën ndaj hajnisë e korrupsionit, premtime këto që e sollën në pushtet këtë klasë politike, më s’po pinë ujë as në elektoratin besnik të partisë Vetëvendosje.







