Përfundojnë ditët e freskëta, i nxehti i madh përfshin sërish Kosovën – temperaturat mbi 35 gradë

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Edhe javën e ardhshme do të ketë mot tejet të nxehtë, ku temperaturat parashihen të shkojnë deri në 35 gradë celsius.

Nesër megjithatë do të jetë pak më freskët, por temperatura të larta do të nisin nga dita e martë, ku të enjten do të arrijnë 35 gradë.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik: Parashikimi i motit për pesë ditë (05 – 09 korrik 2021).

Dita e hënë fillon me mot me diell dhe relativisht e freskët, gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Nga dita e marte e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrike Veriore. Në fushat termike parashihet sërish të kemi rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, ditën e enjte. Përpos ditës së hënë ku parashihen riga shiu ditët tjera do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike,

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

Indeksi UV përveç ditës së hënë ku do t’i ketë vlerat mesatare, ditëve tjera do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të disa elementeve meteorologjike me theks të veçantë të erës dhe presionit atmosferik, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë edhe më të mira, meqë dihet se muaji korrik është muaji i korrje shirjeve. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalist e fortë.

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera