Pasuri modeste ka kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi: Një shtëpi dhe 2700 euro në bankë

Publikuar më:

Kryetari i zgjedhur i Vushtrrisë Ferit Idrizi,në formularët e deklaruar në Agjensionin Kundër-korrupsion si zyrtar i Ministrisë së Arsimit, ka dhënë detaje për pasurinë që posedon në vitin 2021.

Sipas të dhënave në formularët për deklarimin e pasurisë, Idrizi ka në pronësi një shtëpi me sipërfaqe 150 metër katrorë, të cilën e ka vlerësuar në vlerë 70.000 euro.

Idrizi poashtu është pronari i një parcele prej 2.40 ari, e cila figuron si e përfituar në vitin 2004, e të cilën ai e vlerëson 10.000 euro.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, Idrizi qëndron relativisht modest, ku ka të deklaruar një veturë të markës Golf 4, me vlerë 3500 euro.

Sa i përket parave të gatshme ai ka të deklaruar në emër të bashkëshortes 2300 euro në llogarinë e saj, si dhe 450 euro në llogarinë e tij personale.

Idrizi ka të deklaruar si kredi edhe 1141 euro, e cila në kohën kur është plotësuar figuron të përfundoi në muajin Shtator 2021.

Të hyrat familjare dhe mujore të Idrizit janë nga paga e gruas si mësimdhënëse, dhe paga e tij si zyrtar në Ministrinë e Arsimit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.