Pasi u tha se Adem Jashari agjëronte, Zeka: Ademi ka pi birra, s’ka pasë kurrgjë t’bëj me këta muxhahedinat

Publikuar më:

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar debatin për Adem Jashari ku u diskutua se a kishte agjëruar apo jo muajin e Ramazanit.


Zeka në Pressing të T7 tha se ka xhirime ku shihet Adem Jashari duke pirë birra dhe se ai nuk ka pasë fare të bëjë me ekstremista e muxhahadina.

“Natën e Ramazanit u hap debat banal a ka agjëru a s’ka agjëru Adem Jashari, a e pranoi cigaren a se pranoi Adem Jashari. Merre me mend çfarë budallakish ka ky vend”, tha Zeka.

“Tash unë me ju thënë që e kam në xhirime Adem Jasharin t’u pi birra, Adem Jashari ka pi birra. S’ka pasë fare të bëjë me këta ekstremistat, muxhahadinat. Adem Jashari ka qenë shqiptar, Kristal shqiptar ka qenë”, shtoi Zeka.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.