Pasi u lirua nga prangat, Noizy bëhet babadimër dhe viziton Vushtrrinë

Publikuar më:

Rep këngëtari i njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, ka bërë një gjest tejet humanitar për fëmijët vushtrrias.

Nën petkun e babadimrit ai ka gëzuar fëmijët e shumtë vushtrrias së cilëve u ka bërë edhe dhurata me rastin e ndërrimit të moteve.

Noizy këto dhurata i ka ndarë në kampin e KFOR-it në Maxhuan ku janë grumbulluar fëmijë të shumtë të cilët përveç dhuratave kanë takuar një figurë publike të njohur si Noizy.

“Sërish si Baba Gjyshi, Por këtë herë në Kosove, Pikërisht në Kampin e •KFOR• në “Maxhunaj” Ju Dua ❤️ #NATO #KFOR” ka shkruar Noizy në rrjetin social instagram.

JU REKOMANDOJMË