Pasi u kritikua se tha “gratë janë për kuzhinë”, lajmërohet sërish Shefqet Krasniqi

Publikuar më:

Hoxha Shefqet Krasniqi ka qenë pjesë e një emisioni në Radio Prishtina pas akuzave të shumta për një deklaratë seksiste, e ku tha se “burrat janë për oda e gratë për kuzhinë”.


Ai u shpreh se nuk merret me ata që shajnë e të cilët sipas tij “shprehin nivelin e tyre”.

“Njerëzit janë të prirë me paragjyku e me sulmu. Është fenomen psikologjik që njeriu është i prinë me t’i pa të metat… njerëzit jon të prinë, nëse 99 gjëra të mira i bën, një të keqe, atë të keqe ta shohin”, u shpreh ai duke relativizuar fjalinë e tij.

Ai, madje, përmendi edhe respektin që kanë treguar serbët paralufte për shqiptarët që ishin me Ramazan.

“E këta tonët, po e shajnë Ramazanin, islamin… gjithë dikush i del agjërueshëm. Pashë zotin, a nuk është e kulturës, për hatër të nanës e grusë me e respektu”, u shpreh më tej ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.