Pasi bën për spital disa qytetarë, policëve të Kosovës do t’u vendosen kamera në trup

Publikuar më:

Shtatë zyrtarë policorë në Gjakovë, janë suspenduar mbrëmë nën dyshimin se morën pjesë në keqtrajtimin e një qytetari, duke ia thyer tre brinjë.


Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë ka urdhëruar suspendimin e këtyre zyrtarëve për shkak se një qytetar është ankuar për “tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës” nga disa zyrtarë policorë në Gjakovë.

Pas ngjarjeve të fundit, Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka vizituar edhe menaxhmentin e Drejtorisë Rajonale në Gjakovë.

Ata kanë diskutuar rreth rasteve të fundit që kanë të bëjnë me sjelljet e zyrtarëve policorë, me disiplinën dhe përdorimin e forcës.

Siç është bërë e ditur në njoftim pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.

JU REKOMANDOJMË