Pas “shkundjes së plakave”, po vjen pranvera: Ditët e ardhshme me temperatura të larta

Publikuar më:

Dy javët e fundit u karakterizuan me mot shumë të ftohtë, me borë të madhe e ngrica.


Termi popullor i “shkundjes së plakave” zgjati më shumë se zakonisht, duke i bërë të acarta ditët e para të pranverës, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo, tani moti po ndryshon. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes dhe së shtunës pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale pritet të shkojnë rreth -4 gradë Celsius deri në 0 ndërsa ato maksimalet ndërmjet 13 dhe 15 gradë.

Ndërkohë, për shkak të ngricave në mëngjes, IHMK-ja ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.