Pas raportimit të “Jepi zë” për mashtrim, “Viva Fresh” dënohet me 850 euro nga shteti

Publikuar më:

850 euro i kushtoi Viva Fresh-it mashtrimi që ia bëri një qytetari që shkoi për të blerë një produkt në këtë market.

“Jepi zë” kishte raportuar se një qytetar kishte blerë një tavolinë për hekurosje pasi e kishte parë se ishte në zbritje, por tek arka ia kishin faturuar me çmimin para zbritjes.

Për këtë, “Viva Fresh” në Mitrovicë është dënuar me 850 euro.

“Ne aksion jane vendos dy lloje te drrasave per hekurosje njera 13.99 tjetra 15.99 ndersa te arka ma kan faturu 17.99, ju lutem bejeni kete lajm publik, le te informohen qytetaret për kto vjedhje qe po ju shkaktohen”, kishte raportuar qytetari për “Jepi zë”.

Ndryshe, të shpeshta janë ankesat e qytetarëve për mashtrime nga disa markete në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.