FSK përfundoi ushtrimin “Arrow Bravo 25”, synohet ngritja e kapaciteteve

Publikuar më:

Forca e Sigurisë së Kosovës përfundoi ushtrimin fushor “Arrow Vravo 25”.

Ky ushtrim synon përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacione të trupave.

Njoftimi i FSK-së:

KFT ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”

Komanda e Forcave Tokësore (KFT),Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë(R3K) ka realizuar Ushtrimin Fushor “Arroë Bravo 25”, me qëllim vlerësimin dhe validimin e Kompanisë së Shtabit dhe Kompanisë B në detyrat esenciale për zbatim të misionit.

Kompanitë kanë realizuar operacione të sulmit, mbrojtëse dhe të stabilitetit të cilat kontrolli i UF i planifikoi dhe simuloi që kompanitë të përballen me situata sa më reale, duke vlerësuar shkathtësitë dhe aftësitë e komandimit, vendimmarrjes në kushte stresi, dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të ndryshme ushtarake.

Ushtrimi Fushor “Arrow Bravo 25”u zhvillua me qëllim përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të trupave pjesëmarrëse, në kuadër të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të ndryshme kur kërkohet të ofrohet siguri dhe të mbrohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.