Pas raportimit të “Jepi zë” inspektorët e AVUK shkojnë në Interex: Gjejnë mishin pa kushte hixhenike – e çojnë në Gjykatë

Publikuar më:

“Jepi zë” në natën e Bajramit ka pranuar informacione nga qytetarët se në Interex dhe Viva po shitet mish i prishur.

Sipas një qytetari mishi i bluar pasi ishte vendosur për tu përgatitur kishte marrë erë të rënda dhe ishin krijuar disa pika të zeza.

Pas këtij raportimi në dy marketet kanë dalur inspketorët e AVUK me në krye Shkumbin Osmanin, të cilët kanë gjetur parregullësi tjera.

“Jepi zë” e ka konfirmuar edhe përmes zëdhënësit Lamir Thaçit, se dy marketeve ju kanë dhënë vërejtje për higjienën dhe është kërkuar përmirësimi i kushteve.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise, zyra regjionale Mitrovicë, përmes inspektoratit veterinar ka inicuar fletëparaqitje për Gjykatë ndaj subjektit Interex në Mitrovicë, për shkak të mungesës së kushteve higjinike në sektorin e shitjes se mishit”, ka thënë zëdhënësi i AVUK, Lamir Thaçi.

Në foto shihen edhe gjendja e mjerushme dhe mungesa e kushteve higjenike në lokacionin ku mbahet mishi, dhe të cilët e kanë blerë qytetarët në INTEREX.

Ndryshe numri i qytetarëve me sëmundje të rënda në vendin tonë po rritet dita ditës, dhe njëri nga faktorët konsiderohet të jetë edhe ushqimi.

JU REKOMANDOJMË