Pas krimit makabër në Beograd, reagon opinionistja e “BBVA”: Qëndro e fortë Serbi

Publikuar më:

Ditën e djeshme u raportua për 14-vjeçarin që kreu krimin makabër me tetë të vrarë në Beograd.

Nxënësi i klasës së shtatë të mërkurën në mëngjes shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe të qëllonte nxënësit.

Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta.

Një reagim e ka bërë edhe opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklinë Lekatari.

Ajo ka reaguar përmes një postimi në ‘Instagram’, ku ka shkruar: Qëndro e fortë Serbi.

JU REKOMANDOJMË