Paralajmërohet borë gjatë kësaj jave në Kosovë

Zëri qytetar

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Prishtina Weather ka paralajmëruar se mund të ketë reshje bore në viset malore mbi 2000 metra gjatë kësaj jave.


“…ku gjatë ditës së enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, si dhe parashihet të fryejë erë më e fuqishme veriore, në rajonin e Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Në vise të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe dëborë”, thuhet në njoftim.

6.10.2020 – Fronti i ftohtë që kaloj mbi vend mëngjesin e sotëm, solli të reshura shiu dhe një rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare. Ditën e mërkurë një ciklon nga Italia parashihet të lëvizë mbi rajonin tonë, që orëve të pasdites dhe natën kushtëzon mot kryesisht të vranët me të reshura shiu. Ky ciklon sjell me vete edhe masa më të ftohta ajrore, ku gjatë ditës së enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, si dhe parashihet të fryejë erë më e fuqishme veriore, në rajonin e Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Në vise të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe dëborë.

7.10.2020 – Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Kryesisht vranët, e nga orët e pasdites dhe në mbrëmje herë herë me shi. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 21C, e në vise malore 7C deri 15C. Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-10m/s, nga Dukagjini me hove deri në 14m/s. Indeksi UV: 3.

8.10.2020 – Herët në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vransira, më ftohtë dhe me erë. Vende-vende me reshje të dobëta shiu. Në vise të larta malore mbi 2000m, mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 17C, e në vise malore 4C deri 9C. Do të fryj erë mesatare dhe e fuqishme nga krahu verior 4-13m/s, e përreth rajonit të Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Indeksi UV: 2.

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera